http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erion Veliaj kritikon Bashkimin Evropian per keqpërdorim te fondeve dhe projekteve, akorduar Shqipërisë. Duke sjelle si rast konkret problematiken e romeve ne Bregun e Lumit te Tiranës, kryebashkiaku tregoi se me shume fonde kane përfituar shoqatat, se sa pushteti vendor. Pavarësisht financimeve te konsiderueshme, romet vijojnë po atje dhe te rrezikuar ne çdo rast përmbytje. Gjate një aktiviteti për parandalimin dhe luftën kundër parregullsive financiare Veliaj apeloi për disiplinim te fondeve dhe projekteve, pasi shoqëria civile sipas tij, pjese e se cilës ai ka qene, ka me shume interes qe krizat te vazhdojnë. Ne lidhje me skeptiket e Bashkimit Evropian per financimin e Shqipërisë me projekte te ndryshme, Veliaj deklaroi se mosmiratimi i reformës ne drejtësi, po jep efekte negative ne sytë e te huajve. Gjate konferencës me përfaqësues te Bashkimit Evropian, keta te fundit theksuan se vitet e fundit nga programi IPA Adriatik, Shqipëria ka përfituar 20 milion euro për projekte te ndryshme.