Basha e Berisha kërkojnë dorëheqjen e Metës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi Parlamentar Demokrat ka vendosur te kërkoje për here te pare mocion shkarkimi per Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave per vrasje te deputetit te Shkodrës Tom Doshi. Ndërkohë vete kryetari i PD Lulzim Basha ne mbledhjen e përjavshme te deputeteve demokrate deklaroi se askush nuk e njeh me Meten si Kryetar te Kuvendit. Çdo i dëshpëruar kur gjendet para akuzave të përbindshme të kësaj natyre, që ka porositur dhe parapaguar vrasjen e dy deputetëve, do të fliste përçart e do të bënte gjeste të dëshpëruara, irracionale. Por kjo nuk ka për ta shpëtuar Ilir Metën. Ai duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë, të vihet në dispozicion të Prokurorisë, aty ku e ka vendin nga dje në orën 2.?Ai duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë, të vihet në dispozicion të Prokurorisë, aty ku e ka vendin nga dje në orën 2. Asnjë qytetar i vendit nuk mund të pranojë të ketë në krye të institucionit më të rëndësishëm kushtetues, një të akuzuar për dy vrasje?.Por akuzat me te forta ndaj Kryetarit te Kuvendit Meta u artikuluan nga Sali Berisha, pas mbledhjes se Grupit Parlamentar demokrat. Berisha zbardhi një skenar sipas te cilit dy aleatet Rama e Meta dëshironin te vrisnin Tom Doshin për t?ia faturuar vrasjen me pas ish-kryetarit te PD.?Marrëdhëniet e Ilir Metes me Edi Ramen ishin ato te skllavit te mjeruar me padronin e tij absolut. Meta si djallëzor donte ta kapërcente kete çështje dhe kishte vetëm nje mënyre e asnjë tjetër; te kompromentonte Ramen me korrupsion s do te thotë asgjë se vete ishte 10 here me i zhytur, ajo qe mund te funksiononte ishte vrasja e lidhja e krimit. Ne kete kontekst bashkërisht vendosin te zhvillojnë nje skenar ne te cilin eliminohej fizikisht Tom Doshi. Dhe Rames kjo i ngrohte barkun. Por duhej nje koncesion ne kete rast dhe koncesioni ishte Mehill Fufi, i cili duhej eliminuar per motive primitive e personale ten je njeriu te zhytur ne krim këmbe e koke qe ishte ilir meta. Keta pas vrasjes, vrasjen do ia faturonin Sali Berishës.? Sipas Sali Berishës, Ilir Meta sot rival politik është ndryshe nga Meta me te cilin bashkeqeverisi.?Me mua kryeministër ai s?mund te mendonte kurrë te cenonte njeri. U kap njëherë dhe iku nga funksionet, shkoi ne partine e tij. Nuk jam Edi Rama unë, jam Sali Berisha.?Interesi i medias ndaj deklaratave te Sali Berishës ka zhvendosur edhe takimin qe kryetari Lulzim Basha do te zhvillonte me ambasadorin amerikan dhe ate te be për çështjet e ditëve te fundit dhe dekriminalizimin. Ambasadoret kane mbërritur ne seli e janë larguar pasi kane kërkuar nje takim ku mediat te qëndronin larg

Share This Video


Download

  
Report form