Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një dalje të rrufeshme në orët e pasdites, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i kreut të Kuvendit.
Kërkesa e shefit të demokratëve lidhet me skemën mashtruese te mbledhjes se borxheve te CEZ nga kompania e Kastriot Ismailit.
Duke e cilësuar këtë të fundit mik të zotit. Meta, Basha tha se ata i ndanin bashkë përfitimet e skandalit më të madh të mashtrimit dhe korrupsionit në vend.
Basha: ?Firma e mikut të kreut të Kuvendit ka përfituar miliona euro dhe një pejsë të parave e ndante me Ilir Metën. Faktet janë publikuar, dosja është shuëm e rëndë. Hetimi mund të zbulpojë dosjen më të madhe të mashtrimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Kjo është e papranueshme për qytetarët shqiptarë. Nuk do të lejojmë që korrupsioni dhe ryshfeti të pushtojnë Shqipërinë.PD dhe unë kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme të Ilir Metës nga posti i tij?.
Sipas Bashës dorëheqja e Metës është parakusht që çështja të zbardhet terësisht.
Basha: ?Largimi i tij nga detyra është një parakusht që çështja të zbardhet e plotë. Barazia para ligjit do të arrihet me çdo çmim. Nëse Meta dhe ortaku i tij Rama do tentojnë sërish manipulimin do të përballen me forcën e qytetarëve të bashkuar?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/skandali-me-mbledhjen-e-borxheve-te-cez-basha-kerkon-doreheqjen-e-metes/