http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak javë pas përmbytjeve në komunën Novoselë të rrethit Vlorë, kryeministri Edi Rama, vizitoi një ndër familjet më të prekura nga fatkeqësia natyrore. Një apartament i rikonstruktuar tërësisht, ishte dhurata për këtë familje, ndërtuar me kontributin e biznesit lokal. Kreu i qeverisë ka vizituar edhe Institutin e Sigurime Shoqërore në Vlorë, nga ku theksoi se reforma e pensioneve ndërmarrë nga kabineti që ai drejton, ofron pensione shumë më të larta. Gjatë vizitës në Vlorë, shefi i ekzekutivit ka inspektuar nisjen e punimeve në lagjen Kushtrimi, atje ku u realizua aksioni per prishjen e objekteve qe i hapen rruge projektit te Transballkanikes. Kryeministri Rama është njohur nga afaër me planin studimor dhe atë të zhvillimit të këtij aksi rrugor të rëndësishëm.