http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasqyrimi në media i trafikimit të vajzave dhe grave ishte në fokus të tryezës së mbledhur nga Ministria e Brendshme dhe shoqëria civile. Sipas përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore, gjatë vitit 2014 në vendin tonë 94 gra dhe vajza ranë pre e trafikimit. Por sipas David Saunders kjo nuk ka të bëjë vetëm me statistika.
David Saunders thekson:
94 njerëz të trafikuar do të thotë 94 jetë të shkatërruara, 94 familje që kanë hyrë në krizë, 94 komunitete të dështuara. Në Shqipëri duhet bërë më shumë për të parandaluar trafikimin, për të mbrojtur viktimat të trajtosh të mbijetuarit si dhe të procedosh kriminelet. Ndonëse kjo është e rëndësishme nga ana tjetër informacioni që përcjell media është kritik për publikun në mënyrë që të sigurosh qytetaret shqiptare të kuptojnë faktet e trafikimit.
Për pasqyrimin profesional dhe ndjeshmërinë në çështjet e trafikimit u vlerësuan disa programe televizive, mes tyre dhe emisioni i mëngjesit 7 PA 5 në vizion plus. Krahas medias audivizive gjatë aktivitetit u vlerësuan dhe gazetarë të medias së shkruar. Çmimet synojnë te japin një shtysë për rritjen e ndërgjegjësimit të medias rreth çështjes së trafikimit të personave veçanërisht vajzave dhe grave.