Tahiri: Shqipëria sot më e sigurtë se dje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri komentoi shpërthimet e ndodhura ditët e fundit ne vend, qe kane tronditur opinionin dhe besimin e qytetareve tek strukturat e policisë. Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës Tahiri deklaroi se sulmet janë nje kundërpërgjigje e krimit ndaj goditjes qe po i jep shteti.Nuk ka asgjë per t?u habitur, qe krimi te reagoje ndaj përpjekjes sonë për te luftuar boten e tij. Ne jemi ne rrugën e duhur dhe ata s?gjejnë dot shteg per te negociuar me instancat qeveritare. Shpërthimet me eksplozive kane pasoja ne tronditjen e besimit te publikut, por e them me bindje se sot vendi është me i sigurte se dje.Ministri tha se për këto raste hetimet e policisë dhe Prokurorisë po vazhdojne dhe shume shpejt përgjegjësit do te dalin përpara drejtësisë.n Tahiri foli edhe per rrezikun qe i kanoset vendit nga ekstremizmi dhe per betejën me te.Ekstremizmi është rritur vitet e fundit, ashtu si ne nivelin global, por eshte rritur edhe përpjekja e shtetit dhe shteteve per ta luftuar kete fenomen. Ka njohur frenim te dukshëm fenomeni i riorganizimit dhe largimit te qytetareve shqiptare ne Siri, apo ende ku ka konflikte terrorizmi.Ministri i Brendshëm komentoi edhe aksionet e policisë kundër kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike Situata e kultivim dhe trafikim nuk do kishte qene si me pareNëse qeveria e mëparshme do te bënte detyrën, nuk do te ishim ketu ku jemi dhe me këtë nivel kriminaliteti dhe te trafikimit te lendeve narkotike. Por policia e shtetit s?mund te kete rezultat e vetme, nese shoqërua nuk bashkëpunon ne kete lufte.Këto deklarata Tahiri i beri ne nje interviste dhënë Zërit te Amerikës ne Uashington, ku ndodhej ne nje samit tre-ditor.

Share This Video


Download

  
Report form