http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria e Xhani de Biasit mbyllën fushatën e miqësoreve me takimin e fundit në San Marino në orën 20-30-të mbrëmjes. Kuqezinjtë kanë zhgënjyer në dy takimet e fundit pa humbjeve me të njëjtin rezultat 0-1 kundër Rumanisë dhe Hungarisë. Për më tepër Shqipëria po tregon një shterpësi në sulm duke mos gjetur rrjetën, ndërsa ndeshja e sotme duket si një mundësi e mirë për t'u zhbllokuar. Por, përballë San Marinos përveç lojtarëve të dëmtuar apo mungesave për shkak të lodhjes me skuadrat e tyre pas mbylljes së sezonit, kuqezinjtë nuk do të kenë shërbimet edhe të disa lojtarëve të tjerë titullare. Kështu në këtë ndeshje do të mungojë kapiteni Cana, Curri, Salihi, Gashi, Lenjani, Agolli, Ndërsa Kaçe ka një dëmtim të lehtë dhe shihet në dyshim. Me shumë gjasa tekniku De Biasi pritet të hedhë një formacion me Berishën në portë. Ne mbrojtje do të jetë Lila Rahmani Mavraj dhe Hysaj. Përrpara tyre Kaçe dhe Abrashi, ndërsa nga krahët e mesfushës Vajushi dhe Rama. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Kapllani dhe Çikalleshi. Ditët e fundit numri një i pankines shqiptare kishte thërritur tre lojtare të rinj Amir Rrahmani, Kristi Qose dhe Albi Dosti. Shqipëria nuk arrin një fitore që nga 14 gushti i vitit të kaluar kur mundte në miqësore 2-0 Armeninë. Që nga ajo kohë kuqezinjtë kanë arritur dy barazime dhe 6 humbje.