http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë vitesh amfiteatrit antik të Durrësit i hapet rruga për zbulimin e plotë të arenës së tij. Prej kohësh kjo gjë mbahej peng nga dy banesa te ndërtuara sipër arenës. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Durrës Ledion Lako është shprehur se qeveria ka miratuar fondin për shpronësimin e dy banesave. Shembja e dy shtëpive sipër arenës është kërkuar prej vitesh nga arkeologët vendas dhe të huaj, pasi vetëm kështu mund të realizoheshin gërmimet për zbulimin e plote te teatrit antik Vetë pronarët e dy banesave kanë rënë dakord për këtë çmim dhe kanë pranuar të lirojnë menjëherë banesat.