http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke e konsideruar nje person me rrezikshmëri te larte shoqërore, prokurori Englind Gjini, i cili ka hetuar vrasjen e katërfishte ne rrugën e ?Elbasanit?, autori i te cilës është djali ish-deputetes Luiza Xhuvani, Konstandin Xhuvani, i kërkoi sot gjykatës dënimin maksimal për te. Sipas Prokurorisë, Gjykata ne caktimin e dënimit duhet te marre parasysh edhe faktin se i pandehuri ka qene me pare i dënuar, si dhe gjakftohtësinë me te cilën ka kryer vrasjet. Konkluzionet e Prokurorisë janë dëgjuar ne heshtje nga i pandehuri, i cili te vetmen kërkese qe paraqiti ishte: 10 dite kohe për seancën e radhës. Një seance me pare, Gjykata pranoi kërkesën per gjykim te shkurtuar per Xhuvanin, gjë qe automatikisht i la atij një te treten e dënimit qe do te thotë qe edhe nëse Gjykata do te pranoje kërkesën e akuzës, 27-vjeçari do te vuaje 35 vite burg. Ngjarja për te cilën po gjykohet i pandehuri, ndodhi ne 4 nëntor 2014 ne një lokal nate ne kryeqytet.