Pretenca për "Gërdecin" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 9

Pas mese dy vjetësh gjykim ne 150 seanca, super procesi për tragjedinë e Gërdecit mbërrin ne fund. Prokuroria ka nisur këtë te hënë dhënien e konkluzioneve për shpërthimin qe shkaktoi 26 te vdekur e mbi 300 te plagosur.
Qe ne nisje te seancës Maks Haxhia, avokati i kompanisë "Alba-Demil", prone e Mihal Delijorgjit, kërkoi pezullimin e çështjes dhe dërgimin e saj për interpretim ne Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, ligji për përgjegjësinë penale te personave juridike, është antikushtetues, pasi nuk është miratuar me shumice te cilësuar. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë. Ndërkohë katër prokuroret Altin Dumani, Genci Qano, Marjeta Zaimi dhe Petrit Bica filluan njeri pas tjetrit, leximin e pretencës se shtjelluar ne 500 faqe. Ata u e nisen qe me miratimin e kuadrit ligjor për demontimin e municioneve, caktimin e vendit për fabrikën dhe njohjet mes shtetasit amerikan Patrik Henry dhe Ylli Pinari. Prokuroria ndërkohë ka theksuar se ne tragjedinë e Gërdecit jo vetëm humben jetën 26 persona, por u shpërthyen mijëra ton barut e municione dhe shtetit i është shkaktuar një dem financiar prej 2.4 miliardë lekesh. Katër te akuzuarit kryesore Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci akuzohen për vrasje ne rrethana te tjera cilësuese. Ndërsa shume te tjerë, kryesisht ushtaraket, akuzohen për shpërdorim detyre ne bashkëpunim me subjekte ushtarake, falsifikim dokumentesh dhe shkatërrim prone me eksploziv.

After over two years trial in 150 sessions, super Gerdec tragedy process reaches the end. Prosecution has been launched this Monday giving the conclusions of the explosion that caused 26 deaths and over 300 injured.
Since the departure of Max Haxhia hearing, the lawyer of the company "Alba-Demil", owned by Michael Delijorgjit, demanded suspension of the case and sending it to the Constitutional Court for interpretation. According to him, the law on criminal liability of legal persons is unconstitutional, because it was approved by a qualified majority. But this claim is dismissed. While four prosecutors Altin Dumani, Genc Qano, Marjeta Zaimi and Petrit Bica started one after another, reading pretencës that discussed in 500 pages. They assume that after the EU legal framework for the dismantling of ammunition, the country's factory setting and knowledge among American citizens and star Patrick Henry Pinari. The prosecution pointed out that while we Gerdec tragedy not only 26 persons lost their lives, but thousands of tons of gunpowder were detonated the ammunition and the state has suffered financial damages of 2.4 billion. Four of the main accused Michael Delijorgji, star Pinari, Dritan and Sokol Ngjeci Minxolli charged with murder in other qualifying circumstances. While many others, mainly military, charged with abuse of office in cooperation with military subjects, falsifying documents and destroying property with explosives.

Share This Video


Download

  
Report form