http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria kërkoi sot thirrjen me force te dy deputeteve socialiste, për të dëshmuar ne procesin ndaj kolegeve të tyre Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të akuzuar se kanë dhunuar deputetin e PD Gent Strazimiri. Deputetët Parid Cara dhe Armando Prenga kanë marrë dijeni për seancën, por sipas prokurorit Adnan Xholi, ata nuk janë paraqitur në Gjykatë, pa asnjë shkak. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e prokurorit, dukë i bërë thirrje Carës dhe Prengës që të paraqiten në seancën e radhës. Por deputetët e PD që ishin në sallë, thanë se kërkesa ishte e drejtë. Ne seancën e sotme, dëshmuan gardisti Eugen Hasanbelliu dhe deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu. Kjo e fundit pranoi se kishte parë vetëm kolegun e saj Ndoka të godiste Strazimirin.