http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto ambiente ata janë mësuar t'i shohin vetëm nga ekranet e televizorit, por sot ishin vetë protagonistët e tyre. Një përfaqësi fëmijësh nga qytete të ndryshme të vendit, janë ulur përballë deputeteve në sallën e mbledhjeve të kryesisë së kuvendit. Por këtë herë ata nuk kishin ardhur vetëm për të kërkuar të drejtat e fëmijëve, por përmes konkluzioneve të një pyetësori të bërë nga vete ata, nxorën problemet me të cilat përballët kjo moshë në Shqipëri. Dhe gjetja me shqetësuese mes tyre ishte fakti se 11% e fëmijëve të pyetur kanë qene viktima të dhunës seksuale. Por problemet e fëmijëve janë të ndryshme, në varësi të nivelit të tyre të jetesës. Kjo adoleshente nga komuniteti rom tregon se si i lëne prindërit pa shkollë dhe i shfrytëzojnë për punë të ndryshme në rrugë. Kjo seance dëgjimore me fëmijët u bë në prag të 1 qershorit festes së tyre. Por ligjvënësit premtuan se brenda një muaji do të ketë një takim të dytë bazuar mbi problemet që fëmijët shprehen.