Kritika laboratorit shkencor të policisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria ka kritikuar ashpër policinë, e konkretisht laboratorin shkencor se nuk i përgjigjet situatës së hetimeve që kryen organi i akuzës, madje në mjaft raste ka bërë që shumë çështje kriminale të pushohen. Nëpërmjet kreut të task forcës në Prokurorinë e Përgjithshme Kosta Beluri, organi i akuzës solli në vëmendje dhe mungesën e pajisjeve teknologjike në këtë laborator. Ndryshe mendon drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi, i cili tha se në vend që të kritikohet, institucioni ka nevojë për më shumë mbështetje. Aktiviteti i organizuar nga OSBE mbi gjendjen aktuale të policisë shkencore vjen në një kohë që mjaft dosje të rëndësishme po hetohen nga ky laborator. Krahas skandalit të dyshuar me serverin e tatimeve si dhe përgjimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, laboratori shkencor nuk ka përfunduar ende ekspertimet për ngjarje të bujshme në Shqipëri.Pak muaj më parë policia u përball ne Lazarat me grupet kriminale qe tentuan te mbronin tonelatat me hashash. Armët dhe provat e lënë prej tyre gjatë përplasjes përfunduan në laborator. Po ashtu shume atentate me eksploziv janë pjesë e punës se laboratorit, për zbulimin e gjurmëve të gishtave në kartat e telefonit të përdorura më shpërthime.Vrasja mafioze e bankierit Artan Santo e po ashtu atentati ndaj Emiljano Shullanit janë po ashtu ngjarje qe kane mbetur pa autor, zbardhja e të cilave varet edhe nga zbulimet që bëjnë ekspertet kriminalistë.

Share This Video


Download

  
Report form