Novosela nën ujë, rritet numri i të evakuuarve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Novosela, komuna e cila vazhdon të jetë e mbuluar nga uji për shkak të reshjeve të shumta të shiut që nuk po ndalet. Dalja nga shtrati i lumit Vjosë ka përmbytur edhe Urën e Mifolit, duke e bërë praktikisht kalimin me autovetura. Vlora është e izoluar edhe per kalimtarët dhe për ata që udhëtojnë me mjete te tjera normale. Për shkak të nivelit të lartë të ujit, deri ne 2.5 metra, kalimi bëhet vetëm me fuoriostrada ose kamionë. Në brendësi të Novoselës dhe fshatrave te saj që shtrohen deri buzë detit kanë mbetur edhe shumë banorë që presin të largohen. Kjo grua rrëfen se si vëllai i saj dhe pjesëtaret e familjes munden te shpëtonin pas shume orvatjesh, ndërsa nuk e fsheh dhimbjen për shkatërrimet që la pas vërshimi i ujit. Forcat e ushtrisë ka bërë të mundur evakuimin e 200 familjeve . Mbi 200 banesa janë nën ujë, por nuk mund të behet ende asnjë llogaritje e dëmeve, pasi ne vëmendje mbetet jeta e banorëve. Fshatrat Fitore Bishan, Dellinj, Poro dhe Delisuf janë pa energji elektrike pas nje kontakti te telit te korrentit me ujin. Edhe pse është paralajmëruar nga banoret, nuk është marre asnjë mase. Ndërkohë shtabi i emergjencave me ndihmën e bizneseve te zonës, ka filluar te shpërndajnë ushqime për banoret e pastrehe.

Share This Video


Download

  
Report form