http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritet numri i fëmijëve te braktisur nga prindërit biologjik. Gjate vitit 2014 u regjistruan 24 fëmijë te rinj, te braktisur ne maternitet. Ndërsa 34 fëmijë te tjerë janë birësuar, ku 6 prej tyre kane mundur te kthehen ne familjet biologjike, per shkak te pendesës se braktisjes nga nenat përpara afatit te humbjes se prinderimit e cila zgjat 3 muaj. Edhe ne shtëpinë e foshnjës, vizitoret ne prag festash nuk kane munguar. Ata kane sjelle dhurata per fëmijët duke u falur pak ngrohtësi. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dha nje mesazh urimi nga shtëpia e foshnjës. Ne shtëpinë e foshnjës aktualisht ka 32 fëmijë te moshës nga 0 deri ne 6-vjeç, te cilët presin te birësohen.