http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Helikopteri i cili drejtohej nga majori Sokol Feka është siguruar ne Marok. Këto janë dyshimet e hetuesve spanjolle pas verifikimeve të disa nga mbetjet e helikopterit të rrezuar ne Malaga. Edhe pse ende nuk bëhet e ditur origjina e mjetit fluturues hetuesit dyshojnë se ai është marrë me qera nga kompani të cilat ofrojnë udhëtime turistike me helikopter. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se kjo nuk është hera e parë që helikoptere të tillë që transportojnë droge kapen ne linjën Marok - Spanje. 4 vite me parë ne nj operacion autoritetet spanjolle arritën të sekuestronin rreth 400 kilogram hashash, i cili transportohej me nje helikopter. Sipas mediave spanjolle ne ate kohe helikopteri i marrë me qera nga 69 deri nw 169 euro ishte model Robinson R 44,i përdorur gjerësisht nga ushtria për operacione të marrjes së informacionit dhe vëzhgimit ndërkohë që pikasja e tij ishte mjaft e vështirë për shkak të modës së pilotimit pa zhurmë.Ndërkohë familjaret e majorit Sokol Feka i cili humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit të mbushur me drogë janë ende ne pritje të trupit të 4- vjeçarit. Për ngjarjen Ministria e mbrojtjes i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë te nise hetimet ne lidhje me aktivitetin antiligjor te majorit Sokol Feka, duke i vene ne dispozicion te gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Kërkesës i është bashkangjitur edhe nje material voluminoz për te gjithë aktivitetin e pilotit Sokol Feka ne Shqipëri.