Aksioni kundër hashashit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 23

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafikantet e drogës në të gjithë vendin po përdorin edhe teknologjinë e fundit për kultivimin e bimëve narkotike. Këto foto tregojnë aparaturat moderne qe sipas policisë janë blerë për te mbjelle e rritur hashashin ne kushte specifike. Ato janë sekuestruar ne Korçe ne shtëpinë e Vasil Xhelit, i cili është arrestuar. Edhe ne Vlorë policia ka goditur një bazë te kultivimit te kanabisit. Kjo serë me rreth 2 mijë rrënje është zbuluar ne fshatin Bisham. Kanabisi qe po behej gati për tu trafikuar, u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë në Tropojë kryeplaku u fshatit Palç, Andrea Ndou ka rënë në pranga, pasi ai kishte mbajtur të fshehtë mbjelljen e dy parcelave me 107 rrënjë kanabis. Ilir dhe Pjeter Shota si dhe Mario Paluci, u arrestuan ne Durrës, pasi ne makinën e tyre u gjet 5 kg hashash. Gjatë kontrollit ne shtëpinë e njërit prej tyre policia gjeti edhe një automatik, një pushkë, një çifte, si dhe shume fishekë.

Share This Video


Download

  
Report form