Rruga e Arbrit, në prill nisin punimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muaji prill i këtij viti, duket se do te shënoje fillimin e punimeve për rrugën e dyte me te rëndësishme ne vend, pas asaj te Kombit, rruga e Arbrit. Lajmin e ben te ditur Ministri i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, sipas te cilit do te jete kompania kineze ajo e cila do te konkretizoje realizmin e kësaj vepre publike. Gjate analizës se Autoritetit Rrugor Shqiptar, ministri Haxhinasto vuri theksin tek dy nga problemet e infrastrukturës publike, qe janë cilësia e investimit si dhe mirëmbajtja e tyre. Sipas tij, këto dy probleme do te jene sfida per vitin 2015 qe kane nevoje për t?u përmirësuar. Por pa dhëne afate se kur, gjate këtij viti, pritet qe te konkretizohet kontrata e pare per mirëmbajtjen e rrugëve me pagese. Rruga e pare do te jete ajo e Kombit, Milot-Rrëshen.

Share This Video


Download

  
Report form