TAP, nisin punimet për gazsjellësin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda 3 vitesh, nga gazsjellësi TAP, prodhimi i brendshëm kombëtar do te rritet me 160 milionë euro ne vit. Ndërsa me rrjedhjen e gazit, në dy dekada sigurohen 1 miliarde euro. Kryeministri Edi Rama foli për efektet pozitive te këtij projekti ne nisje te punimeve në Potom të Çorovodës. TAP konsiderohet si një prej investimeve më të mëdha në historinë e shteti. Pas fazës se pare që lidhet me ndërtimin e infrastrukturës, nis ndërtimi i tubacioneve kryesore dhe gazsjellësi do të përshkojë 211 km në truallin shqiptar. Vlera e investimit është e konsiderueshme dhe mundëson hapjen e 500 vendeve te punës.Berati dhe Fieri janë përfituesit kryesore te këtij investimi. Kryeministri përmendi edhe bashkëpunimin me aksionarët e TAP-it për kushtet teknike dhe financiare. Qeveria shqiptare, sipas Kryeministrit Rama është investuar qe ta ktheje projekti TAP ne nje burim zhvillimi edhe për Kosovën. Gazsjellësi TAP qe pritet te përfundoje ne 2018-ën, është më i madhi i projektuar, për të transportuar gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore.

Share This Video


Download

  
Report form