http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja e fashës së energjisë elektrike, përtej debateve publike shihet nga sekretariati i komunitetit të energjisë si një hap përpara për të reformuar këtë sektor. Janez Kopac, kreu i këtij sekretariati tha se tashmë Shqipëria shihet në tregun rajonal si një vend që në të ardhmen do të renditet ndër të parët sa i përket fuqisë në sektorin e energjisë, por për të arritur këtë duhen investime. Sipas tij, tashmë që të gjithë po paguajnë faturat kompania e shpërndarjes duhet të rrisë cilësinë e shërbimit. Për Ministrin e Energjisë, vendimi i Entit Rregullator për unifikimin e tarifave ishte i domosdoshëm pasi i jep fund abuzimeve. Ai tha se lufta ndaj atyre që nuk paguajnë do të vazhdojë. Qeveria sapo ka miratuar edhe një ligj të ri për sektorin e energjisë i cili vendos rregulla strikte në arkëtimin e të gjitha detyrimeve që konsumatorët familjarë dhe bizneset kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes.