Çmimet e reja të energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani për njehsimin e çmimit të energjisë i ka hapur rrugë edhe kërkesës që KESH dhe OSHEE kanë bërë për tarifat e reja. Burime konfidenciale pranë Entit Rregullator të Energjisë thonë për Vizion Plus se këto dy kompani kanë dorëzuar dokumentet e fazës së parë të aplikimeve, që më tepër se kërkesë për vendosje çmimesh është një analizë e tregut për energjinë që ato i marrin njëra -tjetrës dhe përqindjes që secila prej tyre duhet të detyrohet ta importojë në momentin që nuk e ka. Pasi të dalin konkluzionet e kostos që korporata elektro-energjetike dhe kompania e shpërndarjes do të kenë për të siguruar energjinë për qytetarët, do të argumentohen edhe tarifat e reja që ato kërkojnë. Nga ana tjetër ministria e energjisë po merr në analizë shtresat që do të subvencionohen nëse ERE do të vendosë për njehsim të çmimit, dhe për shumën që do t?i duhet buxhetit të shtetit për të bërë këto politika. Zyrtarisht enti rregullator i energjisë thotë se ndryshimi i tarifave për konsumatorin fundor nuk është vendosur ende dhe se do të ndiqen të gjitha procedurat, pavarësisht deklaratave që ka bërë qeveria. Në bisedimet që janë bërë me kompaninë e shpërndarjes asaj i është kërkuar që të reduktojë humbjet në rrjet dhe po ashtu edhe vjedhjet e energjisë elektrike. që prej vitit të kaluar dhe deri më sot, humbjet energjisë janë ulur me 3 % dhe deri ne fund te këtij vitit planifikohet te shkojne 40 %. Por situata e vjedhjeve është larg vitit 2010, kur kompaninë e shpërndarjes e morën çeket dhe sasia e energjisë që shkonte dëm ishte vetëm 30%.

Share This Video


Download

  
Report form