http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Entit Rregullator te Energjisë Elektrike ka parashikuar tarifa te reja për energjinë, qe hidrocentralet e vogla i kane shitur Korporatës Elektroenergjetike gjate dy viteve 2013- 2014. Kjo do te thotë qe vendimi ka një efekt prapaveprues. Nëpërmjet tij, enti ul me afro 4 milion euro, borxhin qe KESH ka për t?i paguar gjithsej HEC-eve te vogla. Bizneset e kësaj fushe e kundërshtojnë me force këtë vendim. Enti ka per detyre te rishikoje tarifat çdo vit, por ky fakt nuk ka ndodhur gjate dy viteve te fundit, për shkak te statusit te paqarte te Kompanisë se Shpërndarjes se Energjisë. Kjo do te thotë qe nga 9.3 leke kilovat, si një çmimi i miratuar, enti e ka ulur për 2014 me afro 15 %. Prej vitesh HEC-et e vogla kane prodhuar energjinë dhe e kane shitur atë tek Korporata Elektroenergjetike. Por kjo e fundit ka akumuluar nje borxh prej 60 milion euro, para ende te papaguara ndaj biznesit privat.