Gruri, pritet rritje e çmimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej datës 1 shkurt çmimi i grurit në botë pritet të shtrenjtohet me 15%, kjo pas të një vendimi të marrë nga Rusia e cila është eksportuesja më e madhe e tij. Pas 10 ditësh, në bazë të embargos të marrë nga ky shtet si një sanksion për vendet e Europës rritet me 35 dollarë për ton tarifa doganore e grurit.Por a do të ndikojë kjo në çmimin e bukës tek ne?Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit, thotë se rritja e çmimit të lëndës së parë të bukës mund të sjellë efekte në shtrenjtimin e çmimit, megjithatë kjo varet edhe nga depozitat që kanë tregtarët tanë. Alban Zusi, zv/ministër i Bujqësisë thotë se kjo situatë është nën monitorim dhe nuk do të lejohet kurrsesi që të sjellë efekte tek buka. Sipas tij, tregtarët tanë kufirin maksimal të kostos së prodhimit të një buke në mënyrë që të sigurojnë fitim e kanë 70 lekë, dhe nëse çmimi i grurit rritet në muajin shkurt kostoja shkon 62 lekë, sërish larg mundësive për rritje të çmimit. Çdo vit Shqipërisë i nevojiten 700 mijë ton grurë, ku 350 mijë prodhohet dhe pjesa tjetër importohet. Kostoja mesatare e një kilogrami grurë është 40 lek dhe rritja e kësaj tarife mund ta çojë çmimin e tij në 46 lekë. Burime nga ministria e Bujqësisë thonë se në verë kur të rritet prodhimi i kësaj lënde pritet që ky vendim të shfuqizohet.

Share This Video


Download

  
Report form