http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e pare te punës si Ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, ambasadori i ri amerikan Donald Lu i ka paraqitur letrat kredenciale presidentit te republikës Bujar Nishani dhe me pas ka dale para medias me nje shqipe qe çuditi shumëkënd. Ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara i vetëdijshëm per rendesine qe kane ne Tirane diplomatet e Uashingtonit, ka beret e qarte se pavarësisht ndërrimit te emrave te ambasadoreve, një gjë nuk ndryshon. Duke dënuar sulmet ndaj ?Charlie Hebdo?, Lu theksoi se fusha ku bashkëpunimi mes dy vendeve do te fokusohet do te jete lufta ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit. Ambasadori i ri amerikan theksoi se prioritetet per mandatin e tij jane 3; mbështetja për reformat qe kërkon integrimi ne BE, forcimi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe forcimi i institucioneve demokratike. Donald Lu mbërriti ne Tirane me shume se nje vit me vonese për shkak te bllokimit qe senati i beri dhjetëra kandidaturave te propozuara nga presidenti Obama.