Tahiri në “Forumin Ballkanik kundër terrorizmit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzorë, është në fokus të forumit të ministrave të brendshëm dhe atyre të drejtësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Beograd. I pranishëm nga pala shqiptare në këtë në këtë forum është ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Ky forum, i cili ka dhe mbështetjen e italisë, që mban presidencën e radhës në bashkimin evropian, ka për qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët në mënyrë që të luftohet krimi i organizuar ndërkombëtar. Sa i takon luftës kundër terrorizmit, ministrat diskojnë harmonizimin e planit në nivel lokal e rajonal për të frenuar përfshirjen e shtetaseve nga vendet e rajonit në konfliktet e armatosura përkrah grupeve xhihadiste. I pranishëm në këtë takim si përfaqësues i shtetit të kosovës është dhe ministri i ri i brendshëm, Skënder Hyseni.

Share This Video


Download

  
Report form