http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish ne rrjetin social facebook ndaj akuzave te opozites per lidhjet e Qeverise me Emiljano Shullazin. Ndryshe nga reagimet ndaj Palokes e Ristanit per te cilet qeveria ka lajmeruar se do ti padise per shpifje, kryeministri Edi Rama e ka bere te qarte se nuk do te kete nje padi te njejte ndaj Lulezim Bashes edhe pse akuzat qe ai artikuloi nga foltorja e PD jane te njejta. Kete here Edi Rama ne reagimin e tij ka zgjedhur te sjelle ne vemendje lidhjet politike te Emiljano Shullazit me Partine Demokratike. Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne, me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen. Sipas kryeministrit Edi Rama vota e 23 qershorit qe çoi PD-ne ne opozite, ka larguar nga pushteti nje skute te lidhur fort me krimin dhe ka hapur rrugen per ta çliruar policine nga kthetrat e krimit!