http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një teatër i hapur për te gjithë e me një repertor me te zgjeruar! Këtë ka premtuar drejtori i TKOB Ilir Kerni ditën e sotme teksa prezantoi kalendarin artistik per sezoni janar-mars 2015. Për dashamirësit e Operas, do te vijnë dy premiera të Tritikut nga Puccini, me pjesëmarrjen e veçantë të sopranos Ermonela Jaho dhe bariton Gëzim Myshketa, e po ashtu Opera ?Le nozze di Figaro? e Mozart me pjesëmarrjen e sopranos Oriana Kurteshi. Ndërsa baleti do te vije me premierën e ?La Sylphide? me koreografi te vete drejtorit Kerni. Ansambli popullor do të vijoje sjell në skenë vallet dhe këngët e popullore të të gjithë krahinave shqiptare. Ndërkohë Drejtori i TKOB gjate prezantimit te kalendarit ka deklaruar se shume shpejt do te nise dhe rikonstruksioni i te gjitha ambienteve, por nuk dha nje date te përcaktuar .