TKOB mbyll sezonin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sapo ka përfunduar premierën e fundit të këtij sezoni. Edhe pse me një buxhet të vogël, Teatri i Operas dhe Baletit është i vetmi oaz kulturor që ka ofruar shumëllojshmëri shfaqjesh. Mirëpo, edhe pse është gati për t?u rikonstruktuar si ndërtesë, artistët e këtij teatri premtojnë sërish art, dhe jo vetëm në tiranë. Po ku do të punojnë artistët ndërkohë që godina aktuale e Teatrit të Operas dhe Baletit do të jetë në proces rikonstruksioni? Vetëm dy muajt e fundit ky institucion numëron 44 tituj shfaqjesh, ku përfshihen muzika e dhomës, koncertet operistike, baletet klasikë, mbrëmje gala apo edhe shfaqjet për të rinjtë. Publiku i ri u bë pjesë e TKOB falë projektit ?edukimi përmes artit?, por ky institucion vë përballë vetes një tjetër sfidë: të shpërndajë grimca arti edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku jeta kulturore mbetet e varfër.

Share This Video


Download

  
Report form