http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat shumë të ulëta dhe reshjet e shumta të borës që kanë pushtuar zonat juglindore të vendit kanë sjellë një sërë problemesh me furnizimin me energji elektrike për disa komuna dhe bashki.Më problematike deri më tani mbeten zonat: Qarrishte, Stërblev, Sopot, Gurakuq e Stravaj, ndërkohë që qytetin e Librazhdit është ngritur Shtabi i Emergjencës. Pas analizës të bërë nga Inspektorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Eklektike, vetë kompania ka vendosur që shpallë gjendjen e emergjencës në juglindje të vendit. Ndërkohë në datat 4 dhe 5 janar është bërë i mundur rikthimi i energjisë eklektike për 4508 abonentë, si dhe po punohet për kthimin e energjisë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë abonentët.