Durrës, kërkimi për dy peshkatarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vazhdon kërkimi ne det per gjetjen e dy peshkatarëve nga Durrësi qe humben kontaktet një dite me pare. Tashme anijet kane zgjeruar zonën e kontrollit, duke dale edhe ne det te hapur. Peshkatarët Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj dolën për të peshkuar në sektorin ?Rinia?, te dielën, por fatkeqësisht kanë humbur kontaktet prej 17 orësh. Familjaret e tyre u kanë bërë apel autoriteteve që të vijojnë kërkimet edhe nga ajri. Qendra operacionale e forcave te armatosura është angazhuar ne operacionin e kërkimit te dy peshkatarëve. Fillimisht anija MV 118 ka filluar kërkimet ne rajonin e Gjirit te Lalzit ku peshkatarët kane humbur kontaktet. Me vone ne mbështetje te operacionit është dërguar edhe anija e rojës bregdetare ?Iliria? dhe mjete te policisë kufitare. Veprimet drejtohen nga Komanda e Forcës Detare. Ndërkohë, një tjerët anije në Vlorë ka dhënë sot alarmin SOS. Fatmirësisht ndërhyrja ne kohe e forcave te rojës bregdetare ka bërë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve. Mësohet se ata kishin mbetur ne det, për shkak te nje defekti ne motorin e varkës dhe kishin kërkuar ndihme.

Share This Video


Download

  
Report form