Hetimet për ndotjen e detit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndotja ka ardhur si pasoje e derdhjes ne det te vajit te motorëve, për te cilin duhet te paguhet një takse kur nxirret nga anija. Ky është dyshimi i prokuroreve ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur ne Adriatik përgjatë vijës bregdetare prej 2.5 kilometra ne Durrës. Mësohet se organi i akuzës i qytetit bregdetar është vene menjëherë ne lëvizje për te gjetur shkakun e ndotjes, si dhe per te identifikuar anijen, e cila dyshohet se mund ta ketë kryer nje veprim te tille, për te shmangur ketë detyrim. Verifikimi ka nisur për te gjitha anijet qe janë ankoruar ne port dhe ato te cilat janë larguar mbrëmjen e 6 nëntorit, kur mendohet se ka ndodhur derdhja. Ndërkohe ekspertët e laboratorit kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit, kane marre mostra për ekspertim. Gjithashtu ka nisur verifikimi i të gjitha anijeve në radën e Portit te Durrësit dhe çdo mjet lundrues qe ka lëvizur ne hapësirën detare te ndotur, përgjatë 24 orëve të fundit. Prej ditës se djeshme, mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat territoriale.

Share This Video


Download

  
Report form