http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për shkak të ndotjeve ekologjike të mjedisit, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta në shëndetin e banorëve dhe kulturave bujqësore, banorët e Drenovës në Mallakastër janë mbledhur për të protestuar ndaj këtij fenomeni. Rreth 200 banorë të fshatit Drenovë që mëngjesin e sotëm kanë kanë protestuar kundër një kompanie naftënxjerrëse shqiptaro-kanadeze këtu në Shqipëri. Ata janë grumbulluara para ndërtesës së firmës ku kanë kërkuar dëmshpërblim për ndotjen dhe ndërhyrjen e shtetit me qëllim uljen e ndotjes. Banorët janë shprehur se do të presin një reagim nga firma deri në 15 janar. Për të shmangur përplasjet në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhe forca të policisë.