Hapja e dosjeve të sigurimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do të ndjekë modelin gjerman për procesin e hapjes së dosjeve te sigurimit të shtetit komunist. Kjo do të thotë se do te behet transparente e shkuara e çdo personi që kërkon një post publik, por pa u përjashtuar nga kandidimi. Sipas këtij modeli, pas publikimit, është në përgjegjësinë e secilit nëse dëshiron të vijojnë më tej karrierën. Shembulli i Gjermanisë do të ndiqet edhe për mënyrën se si do të kryhet ky proces. Në diskutimin e parë publik, të organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas propozimit të kryeministrit për këtë çështje, ministri Veliaj bëri të ditur ngritjen e një institucioni të posaçëm. ?Tashmë ngritja e një institucioni të tillë si në Gjermani bëhet e domosdoshme se sipas informacionit paraprak ka mbi 4 mijë fashikuj të ruajtur dhe që nevojiten t?i nënshtrohen një verifikimi të plotë bazuar në eksperiencën ndërkombëtare. Kush do ta bëjë këtë trajtim? Më lejoni të shpreh vullnetin e qartë të shoqërisë për ta mbajtur larg çdo ndikimi politik, me një integritet të lartë profesional. Ajo që ne propozojmë është ngritja e një institucioni të besueshëm të përbërë nga figura të larta, të respektuara dhe të njohur për integritetin e tyre në vendit tonë. Nuk kemi asnjë dyshim se kjo do të kërkojë vullnet të mirë të gjithë shoqërisë shqiptare.?Mbështetur në eksperiencën e vendit të tij ambasadori gjerman Hoffman pranoi se hapja e dosjeve nuk është një proces i lehtë. Por sipas tij përballja me të shkuarën edhe pse e hidhur sjell përfitime të jashtëzakonshme për tu treguar njerëzve të vërtetën.?Kjo ka të bëjë me njohjen e viktimave, që atyre tu njihen këto fakte të rëndësishme. Ju keni një ligj që thotë se kush ka të drejtë të hapë dosjes së pari, që në fakt nuk i kanë hapur këto dosje. Kurse ne, pas 1989-ës kemi pasur një debat shumë të madh për këtë me dosjet e STAS-it, me shkelësit që duhet të dilnin para drejtësisë. STAS-i pra, mund t?ju shërbejë si një lloj modeli, por ne nuk jemi këtu për t?ju thënë sesi ta bëni, ne jemi për këshillim. Debati duhet të zhvillohet ndërmjet shqiptarëve, ne thjesht duam t?ju këshillojmë?Duke vlerësuar hapjen për publikun të bunkerit antibërthamor komunist, kryediplomati gjerman shprehu keqardhje për interpretimet negative të ekspozitës ?Bunk?Art? të cilën nuk e sheh aspak si rehabilitim të figurës së diktatorit Hoxha.

Share This Video


Download

  
Report form