Mbyllet viti i De Radës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke nxjerre nga fondet e saj veprat e ndryshme te De Rades dhe per De Raden, Biblioteka Kombëtare ka finalizuar aktivitetet qe iu kushtuan kete vit 200-vjetorit te lindjes se arbëreshit me te njohur. Per drejtuesen e institucionit, Persida Asllani, ekspozita jo vetem sjell nje material te pasur bibliografik por edhe promovon përmbledhjet dixhitale qe i jane bere vepres. Nga ana tjeter, Biblioteka ka ftuar edhe Departamentin e Letërsisë ne Universitetin e Tiranës, per te diskutuar ne nje konference shkencore menyren se si ne e njohim De Raden. Sipas Dhurata Shehrit, arbëreshi i cili nis te studiohet ne shkolle, njihet me shume permes analizave qe i kane bere studiuesit sesa vete vepres se tij. Ekspozita ne Bibliotekën Kombëtare do te qëndroje e hapur deri me 21 Dhjetor, ndërkohë qe ne te mund te shihet edhe përmbledhja e gazetes se pare shqiptare, botuar nga De Rada nen titullin ?L?albanese D?Italia.?.

Share This Video


Download

  
Report form