Kuvendi voton sot “qeverinë Mustafa” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova ka formuar qeverinë e saj gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Koalicioni i ri qeveritar ka 20 ministri, me Hashim Thaçin që mban njëherësh postin e zv/kryeministrit dhe Ministrit te Jashtëm dhe Kujtim Shales me postin e zv/ kryeministrit dhe Ministri i Kulturës. Ne fjalën e tij të parë në kuvend, kryeministri Isa Mustafa theksoi se do te punoje per forcimin e demokracisë në vend, ndërsa paralajmëroi gjashtë deputetet e partisë së tij që nuk e mbështetën. Ky mesazh i Mustafës i drejtohej deputetëve Vjosa Osmani, Arben Gashit, Armend Zemaj, Doruntina Malokut dhe Fatmir Rexhepit te cilët votuan kundër qeverise Mustafa. Ndërsa deputetja Alma Lama abstenoi për këtë kabinet. Ajo që bie në sy nga lista e kabinetit, është një numër i madh emrash nga radhët e PDK-së, të cilët janë përjashtuar. Mes tyre është dhe ish ministri Enver Hoxhaj, ai i brendshëm bajram rexhepi apo dhe ramë buja që ka mbajtur postin e ministrit të arsimit. Mbajtja e seancës u parapri nga një marrëveshje për bashkëqeverisje në ambientet e Kuvendit mes partisë demokratike, lidhjes demokratike dhe listës serbe. Nëntë deputetët e kësaj partie bojkotuan seancën e jashtëzakonshme ditën e hënë pasi kërkonin më shumë përfaqësim në qeverinë Mustafa.

Share This Video


Download

  
Report form