http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me drejtorinë e shërbimit hidrografik të mbretërisë së Norvegjisë kanë firmosur një marrëveshje me vlerë mbi 1.2 milionë euro. Ky projekt do të mundësojë ngritjen e një infrastrukture për të dhënat hapësinore detare e bregdetare, si dhe mundësimin e hartave elektronike. ?Ky projekt është një mundësi e mirë në funksion të rimëkëmbjes dhe modernizimit të institutit gjeografik dhe infrastrukturës ushtarake si dhe shërbimit hidrografik ushtarak. Kjo eksperiencë e krijuar mendoj se duhet të shërbej si udhërrëfyes për veprimtarinë tonë në të ardhmen dhe duhet të jemi kërkues në ndjekje të arritjeve bashkëkohore dhe bashkëpunimit me aleatët e partnerët ndërkombëtar, për të qenë sa më koherent, efektiv dhe eficent në përmbushjen e misionit dhe të drejtave tona themelore?. Ky projekt do te japë një zhvillim të madh në turizëm, ndërtim, peshkim, në menaxhimin e zonave detare e në transportin ujor.