http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme edhe fëmijët qe jetojnë ne zonën e Komunës se Parisit, do te kene këndin e lojërave. Pasi pa nga afër investimi kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, tha se kjo hapësire, nuk do t?u shërbejë vetëm fëmijëve. Gjate takimit qe pati me fëmijët dhe banoret e zonës, kryebashkiaku u kërkoi atyre ta mirëmbajnë dhe të mos e dëmtojnë. ?Dua që t?ju lë një porosi: E di se ju kujdeseni që lodrat dhe lulishtet t?i mbani pastër, por na ndihmoni edhe me të rriturit, që ata të mos bëjnë pis?, u tha ai fëmijëve. Në këtë lagje janë vendosur lodra të ndryshme për fëmijët e të gjitha grupmoshave, por edhe stola që do të shërbejnë si mjedise çlodhëse për prindërit apo gjyshërit e te vegjëlve.