http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është një histori suksesi dhe ka një rol thelbësor në procesin e integrimit të të gjithë rajonit. Me këtë konsideratë, shefja e re për politikë të jashtme në BE Federika Mogerini, priti në një takim në Bruksel ministrin tonë të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Zonja Mogerini theksoi se proceset integruese të Ballkanit Perëndimor janë prioritet në punën e saj si kryediplomate e BE-së. Federika Mogerini: ?Shqipëria është me siguri një histori suksesi në rajon dhe ne duhet të vazhdojmë kështu në rrugën e reformave, jo vetëm për BE-në, jo vetëm për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë, por për të gjithë rajonin; roli që Shqipëria mund të luajë në rajon është kyç dhe mendoj se ne e dimë këtë, ju e dini këtë dhe ne mund të punojmë krah për krah në vijimin e kësaj rrugë, jo vetëm për integrimin evropian të vendit por të të gjithë rajonit. Ne e dimë se mund të mbështetemi te Shqipëria dhe qeveria shqiptare për të vazhduar reformat e ndryshimeve të brendshme dhe atyre në rajon.?Ditmir Bushati: ?Ne diskutuam për mënyrat se si BE mund të mbështesë ushtrimin e shtetit ligjor në Shqipëri dhe në rajon, që të ndihmojmë me efikasitet dhe dinamizëm në procesin e integrimit. Ne diskutuam për nevojën për ndihmë për Ballkanin perëndimor, në fushën politike, ekonomike dhe të sigurisë.?Zoti Bushati, i cili ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s, shtoi se Shqipëria është krenare që gjendet përkrah BE-së në përpjekjet kundër terrorizmit.