http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po këmbëngul fort ne idenë e saj qe, Guvernatori te jete një shtetas i huaj. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka hapur rrugën ligjore këtij fakti, duke shfuqizuar nenin ne ligjin për bankën, ku evidentohet se anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë, duhet te jene shtetas shqiptare. Per kreun e komisionit Erojn Braçe, ndryshimi i këtij ligji nuk ka si qellim ne vetvete qe anëtaret e këshillit te jene shtetas te huaj. Për sa i përket anetareve qe pritet te zgjedhe kuvendi për këshill, Braçe tha se nga aplikimet, nuk ka asnjë shtetas te huaj. Ky ndryshim ligjor ishte një nisem e deputeteve socialiste, i cili vjen ne linjën e kryeministrit, qe deklaroi se do te dëshironte një shtetas te huaj ne krye te bankës. Por ky fakt pritet te thelloje përplasjet me Presidentin e Republikës, i cili qe ne fillim te procesit ka deklaruar se Guvernatori do te jete një shtetas shqiptar, konflikt ky i cili i cili ka tre muaj qe ende s?po arrin te konkretizohet me një emër konsensual.