Debatet për vendet e punës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si kurrë ndonjëherë më parë, seanca e diskutimit të buxhetit ka kaluar qetë edhe pse diskutimet në radhët e mazhorancës nuk kanë munguar. por në seancën e ditës së sotme brenda radhës së mazhorancës ka patur përplasje për motive që nuk i kushtojnë pothuajse fare buxhetit. shkak është bërë struktura e Agjencisë Kombëtare të pushtetit vendor, ku për katër vende pune shtesë deputeti Fino dhe Brace debatuan ashpër me njëri tjetrin. Në fakt qëndrime të ndryshme ka patur edhe mes udhëheqësve të Pastrisë Socialiste, ku kryeministri Rama dha qëndrim jo të njëjtë me kreun e grupit parlamentar Ruci. Kryeparlamentari Meta ka vendosur që këtë ta zgjidhë me votë. Por vota pro deputetit Fino bëri që Erjon Braçe të braktisë seancën e kuvendit. Propozimin e amendamentit të z. Fino kuvendi e konsideroi të pavlefshëm, pasi nuk u depozitua 24 orë para seancës parlamentare. por plotësimi me 12 inspektorë i Agjencisë së Pushtetit Vendor do të bëhet në një kohë tjetër duke marrë paratë nga fondi i rezervës.

Share This Video


Download

  
Report form