Elbasan, lumi “merr” 20 hektarë tokë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në qarkun e Elbasanit çdo vit ngushtohen nga gërryerjet. Vetëm në tre komunat e Shushicë, Shirgjan e Gjergjan, deri tani janë zhdukur rreth 20 hektar tokë. Më të dëmtuara janë sipërfaqet përgjatë rrjedhës së lumenjve Shkumbin dhe Devoll. Gjatë sezonit të shirave dalja e tyre jashtë shtratit i ka kthyer ato në këneta duke i bërë të pashfrytëzueshme nga fermerët. Kjo ka ulur ndjeshëm të ardhurat e banorëve të këtyre zonave. Drejtuesit e komunës apelojnë për investime në ngritjen e argjinaturave. Ndërsa për Drejtorin e Bordit të kullimit shkak i këtyre gërryerjeve janë bërë vetë fermerët duke bllokuar kanalet shkarkuese. Për të parandaluar këtë fenomen ministria e Bujqësisë ka parashikuar 150 milionë lekë investime për pritat dhe argjinaturat përgjatë dy lumenjve, Shkumbin e Devoll.

Share This Video


Download

  
Report form