Shirat, dhjetëra hektarë tokë nën ujë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e përmbytjeve në Anën e Malit vijon të përkeqësohet. Sipërfaqja e mbuluar nga uji ka arrin ne 750 hektarë, ndërsa niveli është rritur me rreth 20 cm gjate orëve te fundit.



Në njësitë, Dajç dhe Gurin e Zi dhjetëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit prej tre ditësh, ndërsa banorët lëviznin me ndihmën e mjeteve te Forcave të Armatosura.



Në Obot ushtria është në terren me 3 varka, tre mjete renda dhe 20 trupa per te ndihmuar banorët në çdo rast emergjence. Ne këto kushte kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.



Probleme ka edhe në Fushë-Krujë. Dalja nga shtrati i lumit Ishëm ka bërë që 50 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç të përmbyten. Disa banesa në Murqinë janë të rrethuara nga uji, i cili ka arritur në një metër. Ne harkun kohor te dy muajve kjo zone është përmbytur 3 here.



Reshjet e ditëve te fundit por edhe shkrirja e borës kanë shkaktuar përmbytjen në fushën e Maliqit. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjale për me shumë se 250 hektarë tokë të cilat janë nën ujë.

Share This Video


Download

  
Report form