http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një propozim për te kënaqur financat e disa personave, por me rrezik për mijëra te tjerë?. Kështu e shohin specialistet deklaratën e nje dite me pare te deputetit Kokedhima për legalizimin e mbjelljes se hashashit ne vend. Shefi i shërbimit te toksikologjisë Zihni Sula, pohon se edhe nëse do te gjendeshin mekanizmat e duhura per ta kanalizuar hashashin vetëm për shkaqe mjekësore, përdorimi i tij është shume i kufizuar ne keto diagnoza. Shqipëria është një vend ku përdorimi i lendeve narkotike është ne rritje e referuar studimeve mosha e nisjes është ulur deri ne 9 vjeç. Ndaj per mjeket te legalizosh mbjelljen e hashashit, do te ishte njësoj sikur te inkurajoje te tjere te mitur t?i hyjnë një rruge, shpeshherë me fund fatal.