Goditje krimit të organizuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e institucioneve dhe agjencive të sigurisë ranë dakord këtë te premte për një forme te re bashkëpunimi, për të mos i lënë më në harresë dosjet e mëdha te krimit te organizuar dhe korrupsionit. Për herë të parë, me iniciativën e Ministrit të Brendshëm Tahiri dhe kryeprokurorit Llalla, është vendosur të ngrihet një grup pune që për të bashkërenduar informacionet mes policisë, prokurorisë, shërbimit sekret, tatimeve e doganave dhe pastrimit të parave.Saimir Tahiri?Bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm vendosëm të bëjmë një mbledhje të gjitha agjencive ligjzbatuese në kuadër të bashkëpunimit, koordinimit dhe forcimit të luftës kundër krimit ekonomiko - financiar. Ne besojmë që lufta kundër pastrimit të parasë, pasurive të botës së krimit, aseteve kriminale, korrupsionit dhe pasurive të pajustifikuara është një prioritet madhor për institucionet tona dhe sigurisht për qytetarët. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve rregullohet deri më sot me një memorandum që deri diku ka nevojë për tu riparë për sa kohë daton disa vite më përpara por gjithashtu edhe sepse kërkohet një ritëm i ri në kuadër të kësaj lufte, kështu që vendosëm që një grup i përbashkët pune ndërmjet të gjithë agjencive të marrin rishikim instrumentet e bashkëpunimit memorandumin nga njëra anë dhe ndryshimet potenciale në kuadrin ligjor nga ana tjetër siç vendosëm që të gjitha agjencitë ligjzbatuese të rakordojnë mbi baza mujore, hetimet e përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parasë dhe për të kulmuar dhe ajo ditë do vijë shumë shpejt në hetimin e pasurive të pajustifikuara. Ne jemi shumë të vendosur që bota e krimit të mos i gëzojë paratë që ka fituar nga aktiviteti kriminal dhe kjo unë besoj është goditja më e rëndë që duhet ti japim botës së krimit?. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura ka shërbyer edhe për të zbutur tonet disa here të acaruara mes policisë se shtetit dhe prokurorisë. E pikërisht nën këtë klimë, Tahiri dhe Llalla kanë zhvilluar një tjetër mbledhje me dyer të mbyllura, këtë radhë në Prokurorinë e përgjithshme. Pjesë e saj ishin prokurë nga të gjitha rrethet si dhe drejtues të policisë në 12 qarqet e vendit. Burime nga kjo mbledhje thanë se është diskutuar mbi hetimin në mënyrë më të plotë të dosjeve, mbledhjen e provave, ruajtjen e sekretit hetimor dhe koordinimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Share This Video


Download

  
Report form