Protesta e katërt e opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nesër opozita do te protestoje per here te 4 ne këtë vit te pare te qeverise Rama kundër politikave ekonomike e sociale te koalicionit PS-LSI. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, sqaron se pritshmërie e PD janë te larta për këtë proteste për shkak te gabimeve te qeverise qe ia kane vështirësuar jetën qytetareve duke filluar nga mosmbajtja e premtimeve elektorale, tek rritja e taksave ne paketën fiskale qe u miratua ne parim te hënën e deri tek rritja e çmimit te energjisë elektrike. ?Unë mendoj qe ne do t?u bashkohemi qytetareve, sepse kjo është kauze e qytetareve dhe jo e jona. Nuk po dalim ne shesh, as ne proteste për te rimarre pushtetin; një pjese tjetër e propagandës idiote te Rames; nuk jemi ne atë shesh per te marre pushtetin, jemi per te protestuar dhe per t?i dhëne nje ndal vrullit qe ka marre ky kryeministër ne shkatërrimin e ekonomisë shqiptare e ne varfërimin e shqiptareve. Unë besoj se kjo është me shume kauze e qytetareve se sa e Partisë Demokratike; e atyre qe po u shkatërrohet prona, po u shkatërrohet jeta.?Paloka ka sqaruar se pavarësisht se kane kaluar 4 muaj qe PD ndodhet jashtë kuvendit, bojkoti do te vazhdoje deri sa te arrihet një marrëveshje me garanci ndërkombëtare.?Edhe komisionet hetimore qe jane nje detyrim Kushtetues, per me tepër edhe pas nje vendimi te Gjykatës Kushtetuese, duhet te ishin ngritur ne kohen e duhur jo pasi ne dolëm nga parlamenti, pasi u be presion nga institucionet ndërkombëtare. Rama dhe Meta thonë tani na u mbush mendja ne dhe tani po ju lejojmë. Pse çfarë është kushtetuta qe te zbatohet kur i mbushet mendja Rames dhe Metes. Keta dy zotërinjtë kane dhëne prova per me teper se nje vit se vetem ligjin dhe Kushtetutën nuk kane nder mend ta zbatojnë prandaj ne kemi kerkuar nje marrëveshje qe te mbikëqyret nga ndërkombëtaret.?Qe prej kalimit ne opozite, demokratet kane protestuar para kryeministrisë se pari per blerjen e votave ne zgjedhjet e pjesshme ne Korçe, per premtimet e pambajtura te qeverise Rama ne 20 shkurt si dhe per trafikun e lendeve narkotike pas rrëzimit te avionit ne Divjake.

Share This Video


Download

  
Report form