Shqipëria barazon me Francën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria arriti një barazim te jashtëzakonshëm dhe mese te merituar përballe një prej skuadrave me te mira te botes Francës ne takimin miqësor te zhvilluar mes tyre. Ne stadiumin e ?Renes? kuqezinjtë u ndalen ne shifrat 1-1 ne një nga ndeshjet me te mira te zhvilluara nga ata ne ndeshjet e fundit. Një përballje ku skuadra e Xhani de Biasit nuk u ndje për asnjë çast inferiore ku jo vetëm zmbrapsi ne mënyrën me te mire sulmet e kundërshtarit, por arriti edhe te shfaqej rrezikshëm ne portën e Francës. Ishte ne fakt kombëtarja shqiptare e cila solli edhe aksionin e pare kur ne minutën e 3 Cana vuri ne vështirësi portierin Loris duke prekur trafersen. Formacioni i De Biasi nuk u mjaftua me kaq kur ne minutën e 16 Mavraj ne një skeme qe kujtonte triumfin ne Norvegji ishte pranë golit te avantazhit. Edhe pse te zotet e shtëpisë u munduan te reagonin, kuqezinjtë arritën te zmbrapsin sulmet e vendasve ndërsa ne minuten e 41 Mavraj gjeti rrjetën duke kaluar ne avantazh kombëtaren shqiptare. ?Gjelat? e nisen me mjaft vrull pjesën e dyte, por ne fakt rastet me te pastra iu dhanë kuqezinjve te paktën me Lenjanin, një nga lojtaret me te mire te ndeshjes ne te paktën dy raste. Ne minutën e 52, futbollisti i St Galen kërkoi te përfitonte nga një çoroditje ne prapavije e kundërshtarit, ndërsa 8 minuta me vone portieri dhe kapiteni Loris u tregua ne lartësinë duhur. Hysaj ne minutën e 69 kishte rastin e fundit për Shqipërinë ndërsa ne minutën e 73 i sapofuturi ne loje Grisman ne një iniciative personale barazoi shifrat e takimit. Ne minutën e 75 Benzema kishte rastin e kalimit për here te pare ne avantazh te gjelave por rezultatin nuk do te ndryshonte deri ne fund te takimit. Ne datën 18 nëntor kombëtarja shqiptare do te luaje një tjetër ndeshje miqësore këtë radhe ne Xhenoa kundër Italise.

Share This Video


Download

  
Report form