http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri i ri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn bën thirrje për dialog politik mes palëve në Parlament. Në një takim që pati me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, zoti Hahn tha se vendi ynë ka shumë sfida përpara në rrugën drejt integrimit europian. Ai kërkoi rezultate konkrete nga reformat. ?Për reformat duhet dialog politik. Debatet duhet të ndodhin në Parlament dhe janë me shumë rëndësi. Marrëdhënia Shqipëri-BE po ecën përpara, por Shqipëria duhet të kryejë reformat e kërkuara nga BE dhe të arrijë rezultate konkrete.? Ka vështirësi për hapat që kërkon Bashkimi Evropian. ne jemi të interesuar të punojmë me BE dhe jemi të vendosur për të bashkëpunuar.? Megjithëse përsëriti atë që ka thënë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE, Hahn theksoi nevojën e kapjes së standardeve përmes bashkëpunimit.