http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një alarm për bombë ka vënë në panik nxënësit dhe mësuesit e ?Abdullah Keta? në zonën e Shkozës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një prej të pranishmëve në shkollë ka lajmëruar policinë, se në ambientet e shkollës ndodhet një bombë. Menjëherë pas këtij alarmi, policia dhe forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e nxënësve dhe stafit mësimor jashtë godinës së shkollës. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka nisur menjëherë kontrollin në të gjitha ambientet e shkollës dhe rreth saj. Nga të dhënat e para pranë komisariatit numër 1 bëhet me dije se dyshohet për një alarm të rremë, por pritet konfirmimi zyrtar. Sipas nxënësve është hera e parë që shkolla e tyre të përfshihet në një ngjarje të tillë.