Llalla: Na “mbyten” dosjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria po përballet me nje fluks te larte te çështjeve sidomos ato qe kane lidhje me korrupsionin, ndërsa kërkesat e saj per shtim te buxhetit qe do te përktheheshin me shtim te numrit te prokuroreve, nuk jane marre parasysh nga qeveria. Deklarata eshte bere sot nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ne komisionin e ligjeve. Prokuroria Shqiptare e rithekson para këtij Komisioni nevojën për mbështetje në shtimin e burimeve njerëzore. Kjo, nisur edhe nga fakti se tashmë është dorëzuar në Kuvend Projekt-Buxheti për vitin 2015 dhe kërkesat e prokurorisë në këtë drejtim nuk janë reflektuar. Duke shpresuar në mbështetjen e këtij Komisioni, e vlerësojmë shumë të nevojshme rritjen e numrit të prokurorëve e të oficerëve të policisë gjyqësore, si edhe të stafit që do të menaxhojë Sistemin dixhital, pasi në këtë mënyrë do të rritet më tej efektiviteti i prokurorisë shqiptare. Por deklarata e tij ka sjelle reagimin e deputetit socialist Pandeli Majko. Ai kërkoi sqarime nëse nje nga arsyet e zvarritjes se hetimeve, sidomos ato qe kane lidhje me korrupsionin, janë për shkak te influencave politike. Edhe deputete te tjerë të PS kanë shprehur pakënaqësi për zvarritje të hetimeve, ndërsa janë shprehur te gatshëm te mbështesin Llallwn ne kërkesat e tij. Ne komisionin e ligjeve ka raportuar sot edhe ministri i drejtësisë Nasip Naço, i cili ka prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2015. Naco tha se krahasuar me nje vit me pare buxheti i Ministrisë se Drejtësisë është rritur me 13.7 % ndërsa pjesa me e madhe e tij do te shkoje per sistemimin e burgjeve .

Share This Video


Download

  
Report form