Nusja e xhaxhait iu dha kafe e raki, adoleshentët e mbytën me litar - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka arritur të zbardhë dinamikën e vrasjes së 51 vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër.51-vjeçarja u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit një ditë më parë.Ajo u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij një 16-vjecar dhe tjetri 26. Tre të rinjtë pranuan autorësinë e krimit në prani të psikologut dhe avokatit ndërsa janë shprehur se gjithçka e nisën për t?i grabitur lekët por që situata u doli nga kontrolli.Tre të rinjtë shkuan në banesën e 51 vjeçares, ku kjo e fundit u shërbeu atyre kafe e raki.Por të rinjtë e goditën e dhunuan 51 vjeçaren e më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuarin e fshatit.Sipas familjarëve, 18 vjeçari ka qenë një person problematik dhe që shpesh hapte probleme. Vetë xhaxhai i 18 vjeçarit, Mitat Saliaj hedh akuza se i riu ka grabitur edhe banesën e tij së bashku me dy shokët.Ndërkohë nga ana tjeter familjarët e viktimës kërkojnë nga autoritetet, drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS